Në vitin 2015 Hiab prezantoi një sistem të ri revolucionar në procesin e trajtimit të ngarkesës VSL PLUS – (Variable Stability Limit PLUS) me çka u mundësua rritja automatike e vetë kapacitetit ngritës të vinçit në raport me stabilitetin e automjetit.
Sistemi VSL PLUS praktikisht nënkupton matjen e ngarkesës në të 4 stabilizuesit me ndihmën e sensorëve si dhe masën e ngarkesës së ngarkuar në kasë, me qëllim rritjen e kapacitetit ngritës të vetë vinçit. Ky sistem mbron operatorin e vinçit, vetë vinçin si dhe automjetin nga mbingarkesa, ndërsa nga ana tjetër rrit automatikisht kapacitetin ngritës të vetë vinçit duke marrë parasysh peshën totale të kamionit gjatë llogaritjes së stabilitetit.
Si funksionon në të vërtetë?
Me VSL PLUS sistemin është e mundur të matet (me ndihmën e sensorëve) ngarkesa reale e stabilizuesve. Ngarkesa më e madhe në kasën e ngarkesës do të thotë edhe presion më të madh mbi vetë stabilizuesit, çka do të thotë edhe stabilitet më të mirë. Në fuqi hyn VSL PLUS sistemi që i mundëson vinçit të kapërcejë kufizimin ekzistues të kapacitetit ngritës të vetë vinçit dhe të mundësojë ngritjen e ngarkesës më të madhe në vend të bllokimit të deritanishëm për shkak të mbingarkesës.
Ky funksion është unik për Hiab dhe përbën pjesë të angazhimit të përditshëm të kompanisë Hiab për zhvillimin e mëtejshëm të produkteve me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientëve të saj.












