Montimi i superstrukturave hidraulike në automjete dhe kamionë

Zgjidhje të plota – nga ideja deri te regjistrimi i automjetit
Tehnika Hidraulike prej më shumë se 30 vitesh projekton, monton dhe servison me sukses superstruktura hidraulike në të gjitha llojet e automjeteve të ngarkesës.

Falë përvojës së pasur, ekipit të specializuar e të trajnuar dhe bashkëpunimit me prodhuesit kryesorë botërorë, jemi në gjendje të ofrojmë zgjidhje të plotë – nga zgjedhja e pajisjeve të përshtatshme deri te homologimi përfundimtar dhe regjistrimi i automjetit.
Çdo montim kryhet në përputhje me kërkesat teknike të prodhuesit të automjetit dhe të superstrukturës, duke respektuar të gjitha rregulloret e sigurisë dhe ligjore në fuqi.

Ofrojmë shërbimin e montimit të produkteve të mëposhtme :
• Vinça hidraulikë kamioni
• Vinça kamioni pyjorë dhe për riciklim
• Kasa kiperi- në popull të njohura si ,,kade,,
• Sisteme Hooklift dhe ngritës kontejnerësh (Skiploader)
• Platforma pune hidraulike- në popull të njohura si shporta për punë të njerëzve në lartësi
• Pirunë ngritës për kamion- përkatësisht pirunë ngritës që montohen në kamionë
• Platforma ngritëse për automjete shpërndarjeje dhe kamionë
• Superstruktura të tjera hidraulike dhe pajisje të specializuara për kamionë

Çfarë përfshin shërbimi ynë?
Ekipi ynë merr përsipër procesin e plotë të instalimit:
• Analizën e nevojave të përdoruesit dhe zgjedhjen e superstrukturës optimale
• Projektimin dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik
• Përforcimin e shasisë sipas kërkesave të prodhuesit
• Vendosjen e instalimeve hidraulike, elektrike dhe pneumatike
• Montimin e superstrukturës dhe rregullimin përfundimtar
• Provën funksionale dhe kontrollin e cilësisë
• Përgatitjen e dokumentacionit për homologim, atestim dhe regjistrim të automjetit
• Çelës në dorë për përdoruesin
• Trajnim për trajtim të saktë, mirëmbajtje parandaluese, kontroll ditor ....

Atestimi dhe regjistrimi
Përveç montimit, kryejmë testimin e automjeteve të modifikuara dhe të superstrukturave hidraulike, si dhe përgatitjen e dokumentacionit të plotë për lëshimin e raportit të ekspertizës (atestit), të nevojshëm për regjistrimin e automjetit dhe përdorimin e tij ligjor.
Ekipi ynë i specializuar ju udhëheq nëpër gjithë procesin, duke kursyer kohën tuaj dhe duke mundësuar që automjeti të jetë gati për punë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Pse Tehnika Hidraulike?
• Mbi 30 vjet përvojë në fushën e superstrukturave hidraulike
• Përfaqësues dhe servis i autorizuar i prodhuesve botërorë me emër
• Shërbim i plotë në një vend – nga projektimi deri te regjistrimi
• Montim sipas standardeve të fabrikës
• Pjesë këmbimi origjinale
• Mbështetje teknike profesionale dhe servis pas montimit
• Dorëzim i shpejtë dhe besueshmëri maksimale

Pavarësisht nëse pajisni një automjet të vetëm apo një flotë të plotë, Tehnika Hidraulike ju ofron një zgjidhje të besueshme, të sigurt dhe afatgjatë që i përgjigjet nevojave të biznesit tuaj.

Kërkesë për produkt