Tehnika hidraulike st doo ju prezanton me krenari versionin plotësisht falas të shërbimit HiConnect!
HiConnect është portal web që u jep mundësi klientëve të HIAB-it që i kanë lidhur vinçat e kamionëve me këtë sistem, të marrin informacion kthyes për të përmirësuar sigurinë, për të ndjekur mënyrën e përdorimit të vinçit dhe njëkohësisht për të marrë njoftim kur është koha për servis të rregullt në bazë të informacioneve të mbledhura nga terreni. Informacionet janë të disponueshme në kohë reale dhe portalit mund t'i qaset përmes kompjuterit, telefonit ose tabletit.

Versioni falas i HiConnect ofron qasje në veçoritë bazë, të tilla si harta e drejtpërdrejtë e flotës së vinçave, ku në çdo moment mund të shihni ku ndodhet automjeti juaj, si dhe datat e ardhshme të mirëmbajtjes bazuar në përdorimin real, kohën e punës së pajisjeve dhe kapacitetin e shfrytëzuar.
Përveç paketës bazë ekziston edhe mundësia e abonimit në HiConnect PREMIUM! Kjo paketë premium mundëson qasje më të detajuar dhe ofron pasqyrë edhe në këto:
- si përdoret në detaje vinçi/ngritësi i kontejnerëve, ngritësi me grep i kontejnerëve etj
- sa orë pune ka
- vendndodhjen e saktë të superstrukturës
- kohën e servisit të ardhshëm
- numrin e saktë të cikleve, përkatësisht të operacioneve të kryera me vinçin, ngritësin me grep të kontejnerëve, ngritësin e kontejnerëve
- nëse ka pasur përdorim të pakujdesshëm, mbingarkesë ose sforcim të vetë vinçit
- informacione me sms / mail
- raporte të detajuara lidhur me përdorimin dhe shfrytëzimin e superstrukturës, ditore, javore dhe mujore
- mundësinë e matjes së ngarkesës (në vetë kasën e automjetit, në kontejner ....
Pavarësisht nga madhësia ose sektori, duam t'i fuqizojmë klientët tanë që të jenë më produktivë, të kenë kontroll më të mirë dhe pasqyrë të flotës së tyre dhe njëkohësisht të zvogëlojnë ndalesat e panevojshme dhe të përmirësojnë sigurinë. Me pasqyrë më të mirë të mënyrës së përdorimit, servise të rregullta si dhe përdorim të duhur përfitoni njëkohësisht një dobi të madhe – jetëgjatësi më të gjatë të vetë automjetit dhe të superstrukturës!
Versioni falas i HiConnect është një mënyrë e shkëlqyer për të ofruar pasqyrë dhe të dhëna të bazuara në të dhëna reale.













