Çfarëdo pune që të bëni, vinçi juaj i kamionit për trajtimin e ngarkesave është vazhdimisht i ekspozuar ndaj kushteve të vështira atmosferike, ujit, rërës, pluhurit dhe dritës UV, çka e rrit ndjeshëm rrezikun e korrozionit dhe uljes së performancës. Mbrojtje e plotë në të gjitha kushtet atmosferike!

HIAB ofron nDurance® - mbrojtje efektive të sipërfaqes që përfaqëson ngjyrosje teknologjikisht të avancuar të vinçave, të bazuar në nanoteknologji në dhoma speciale nën presion, në mënyrë që çdo pjesë e vinçit të kamionit të mbulohet nga të gjitha anët plotësisht dhe me cilësi nga shtresa mbrojtëse.

Procesi i ngjyrosjes HIAB - nDurance® fillon me aplikimin e një shtrese mbrojtëse kundër korrozionit, të bazuar në nanoteknologji, e cila krijon një mburojë rreth të gjitha sipërfaqeve të vinçit të kamionit, përfshirë pjesët e brendshme të çdo elementi konstruktiv si dhe zonat që zakonisht arrihen vështirë dhe mbeten të pambrojtura.

Pas kësaj pason procesi HIAB - lacquer polymer coating – në të cilin pjesët e ngarkuara pozitivisht zhyten në lëng të ngarkuar negativisht, ku arrihet ngjyrosja më cilësore e vinçit tuaj për trajtimin e ngarkesës.

Pason veshja me pluhur (HIAB - powder coating) që aplikohet në kushte rreptësisht të kontrolluara.

E gjithë kjo kontribuon që vinçat HIAB për trajtimin e ngarkesave të kenë cilësi të qëndrueshme, të besueshme dhe superiore me performanca të larta













