Palosja dhe shpalosja e një vinçi hidraulik të kamionit ka përfshirë gjithmonë një shkallë rreziku. Deri tani. Ju prezantojmë SAF!
Me ndihmën e funksionit SEMI AUTOMATIC FOLDING -SAF çdo operator mund ta kthejë vinçin hidraulik të kamionit në pozicionin e transportit, shumë lehtë, në mënyrë të sigurt, me kontroll të shtuar dhe rrezik të zvogëluar për dëmtimin e vinçit, të automjetit dhe për lëndime të mundshme të operatorit. Shpalosja dhe palosja e vinçit kryhet me ndihmën e vetëm një butoni të vetëm kontrolli! Nuk ka nevojë për rrotullimin dhe palosjen e veçantë të krahut të parë e pastaj të dytë, çka deri tani ishte praktikë.

Operatorët mund ta palosin ose shpalosin vinçin e kamionit me shumë më pak përpjekje dhe rrezik edhe në kushtet më të vështira të punës. Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit. Imagjinoni sa kohë mund të kurseni dhe njëkohësisht të rritni numrin e cikleve brenda vetëm një dite pune me ndihmën e këtij funksioni!

Sensorët e montuar në vinç monitorojnë të gjitha lëvizjet e vinçit hidraulik të kamionit, çka ndihmon në mbrojtjen e trupit të vinçit të kamionit, të hidraulikës në vetë vinçin, të automjetit dhe, çka është më e rëndësishmja, në mbrojtjen e operatorit si dhe të njerëzve dhe objekteve në vetë zonën e punës së vinçit.
SAF siguron që lëvizjet e duhura të kryhen në mënyrë të paracaktuar, çka rezulton në kursim kohe të operatorit dhe njëkohësisht në rritje të produktivitetit.
SAF nënkupton më pak rrezik dëmtimi në konstruksionin e vinçit hidraulik të kamionit si dhe më pak dëmtime në vetë hidraulikën e vinçit, çka zvogëlon mundësinë e shfaqjes së dëmtimeve në vinç, të ndalesave të mundshme në punë, të dobësimit të vetë performancave të vinçave si dhe të heqjeve shtesë të vinçave nga puna për shkak të servisimeve të domosdoshme. Imagjinoni sa ju kushton një ditë kur mbeteni pa vinç për shkak të defektit në vinç që ka lindur si pasojë e përdorimit të keq! Shpesh riparime të tilla zgjasin deri në 7 ditë, në varësi të dëmtimit! Vetëm atëherë vetë pronarët e vinçave hidraulikë e kuptojnë rëndësinë e vërtetë të përdorimit dhe mirëmbajtjes së duhur! Për t'i shmangur të gjitha këto duhet zgjedhur funksioni SAF – që përfaqëson mundësinë e palosjes dhe shpalosjes gjysmëautomatike të vinçit!
Me këtë funksion edhe operatorët më pak me përvojë bëhen profesionistë të vërtetë. Kjo do të thotë më tej se ka kursim të madh kohe dhe, rrjedhimisht, më shumë punë të kryer falë palosjes dhe shpalosjes më të shpejtë të vinçit hidraulik të kamionit.
Funksioni SAF është i përfshirë automatikisht në opsionin Crane Tip Control – CTC që është i disponueshëm në variantin Hi Pro të vinçave hidraulikë të kamionëve. Më shumë rreth kësaj mund të shihni këtu:
Ndihmë për kontrollin e lëvizjes së vinçit të kamionit – CTC (crane tip control)
Disponohet edhe veçmas!
Funksioni SAF është gjithashtu i disponueshëm për t'u shtuar edhe në variantet X type të vinçave hidraulikë të kamionëve.
Për më shumë informacione mund të kontaktoni dilerin e vetëm të autorizuar për vinçat e kamionëve HIAB në territorin e Republikës së Serbisë – Tehnika hidraulike st d.o.o.












