Njoftim zyrtar i korporatës Cargotec 06.11.2018 në ora 09:30
Hiab, pjesë e kompanisë Cargotec ka përfunduar blerjen dhe marrjen zyrtare të kompanisë EFFER S.P.A. nga grupi CTE. Nënshkrimi i Kontratës së marrjes është kryer më 31 korrik 2018.
Për kompaninë Hiab si lider global kur bëhet fjalë për trajtimin dhe manipulimin e ngarkesave, kjo blerje siguron një hap të rëndësishëm përpara në prodhimin e vinçave të mëdhenj.
Kompania Effer me seli në Minerbio, Italia, me mbi 400 punonjës, është prodhues i njohur i vinçave të mëdhenj të kamionëve, superstrukturave speciale për kamionë, si dhe i vinçave të projektuara posaçërisht për marinën, me theks të veçantë te vinçat që kanë kapacitet ngritës mbi 100tm. Shitja dhe shpërndarja e produkteve Effer kryhet me ndihmën e një rrjeti prej mbi 100 dilerësh në 60 vende të botës.
Bashkimi i kompanisë Effer nënkupton përforcim shtesë të qendrës inovative dhe kërkimore të Hiab, zgjerim të portofolit, zgjerim të rrjetit të përfaqësuesve dhe rritje të kompetencës së Hiab. Kombinimi i përparësive të shumëfishta të kompanive Hiab dhe Effer do të kontribuojë në rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve, çka do të rezultojë në rritje të kënaqësisë së klientëve.
Kompania Effer do të vazhdojë të operojë nën markën dhe identitetin e saj vizual të njohur, duke përdorur rrjetin e dilerëve të saj të vendosur tashmë.
Joakim Anderson – drejtori i kompanisë HIAB thotë si vijon: ,, Sot kam nderin dhe kënaqësinë e madhe t'u uroj mirëseardhje të gjithë të punësuarve në kompaninë Effer dhe jam shumë krenar që kemi një anëtar të ri të familjes Hiab. Me bashkimin e markave tona bëhemi edhe më të fortë dhe më të mirë! Dy markat tona kanë të shkruar në kodin e tyre DNK udhëheqjen dhe hapin përpara kur bëhet fjalë për inovacionet. Nuk kam asnjë dilemë se me kombinimin e të gjitha përparësive të përbashkëta të këtyre dy markave do të krijojmë një kompani edhe më të fortë në nivel global!
Drejtori i kompanisë Tehnika hidraulike st d.o.o. zoti Saša Trajković thotë se blerja dhe marrja e kompanisë Effer nga ana e grupit Hiab është një hap i madh përpara që do të ndikojë në gjenerimin e punëve të reja, rritjen e shitjes së vinçave hidraulikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për vinçat me kapacitet të madh ngritës mbi 100tm. Me bashkimin e kompanive Effer dhe Hiab kemi marrë mundësinë të zgjerojmë gamën e produkteve dhe të shërbimeve dhe kështu të sigurojmë pozitën e liderit dhe të markës së grupit HIAB në territorin e Republikës së Serbisë.
Tehnika Hidraulike përfaqëson tashmë prej 26 vjetësh markat me cilësinë më të lartë: Meiller - superstruktura kiper, Socage dhe Cte - platforma hidraulike, Nooteboom dhe Hufferman – rimorkio, Grupi Hiab - vinça kamioni, ngritës kontejnerësh me grep dhe ngritës kontejnerësh, vinça për riciklim, ndërsa tani kemi nderin t'i urojmë mirëseardhje edhe markës Effer – thotë drejtori i kompanisë, z. Saša Trajković.














