Platformë ngritëse për kamionë ZEPRO Z3N
ZEPRO Z3N është një platformë ngritëse konsol e lehtë me kapacitet ngritës deri në 750 kg, për kamionë deri në 3,5 t me ngasje të pasme, të përparme ose në të katër rrotat – në tri gjerësi kornize.
ZEPRO Z3N është një nga platformat ngritëse më të lehta dhe më të gjithanshme në treg, që i lë automjetit kapacitet maksimal të dobishëm mbajtës. Kapaciteti ngritës i platformës është deri në 750 kg, dhe disponohet në tri gjerësi kornize, për të gjithë kamionët deri në 3,5 t me ngasje të pasme, të përparme ose në të katër rrotat.
Pesha e platformës fillon nga 152 kg, pa parakolp mbrojtës. Ekzekutimi standard përfshin kabllo, mbajtës për kornizë dhe njësi komandimi, dhe mund të konfigurohet sipas nevojave konkrete.
- Zgjedhje e madhe mbajtësish montimi – montim i shpejtë dhe i lehtë
- Cilindra animi me veprim të dyfishtë – ngarkim dhe shkarkim i shpejtë pavarësisht nga moti dhe temperatura
- Kufizues ngarkese me rrota (Rollstops) – mbrojtje e mallit dhe e punëtorëve
- Njësi shtesë komandimi – fikse, me kabllo spirale ose radio
- Drita paralajmëruese – ndizen automatikisht kur platforma zbret në pozicion horizontal
| Karakteristikat teknike | Z3N 75-100 |
|---|---|
| Kapaciteti ngritës (kg) | 750 |
| Platforma | alumin |
| Gjatësia maks. e platformës (mm) | 1600 |
| Gjerësia maks. e platformës (mm) | 2400 |
| Lartësia e ngritjes (mm) | 1000 |
Karakteristikat teknike të detajuara për çdo version disponohen sipas kërkesës.





