Kapëse për tulla dhe blloqe

Kapëse (mbërthyese) për tulla dhe blloqe

Përdorimi i kapëses-mbërthyese për tulla dhe blloqe është i gjithanshëm.

Kapësja është ndërtuar nga një material i veçantë që përballon ngarkesa të mëdha peshe .

Avantazhi i kësaj kapëseje është mundësia e punës me tulla dhe blloqe edhe kur ky mall nuk ndodhet në paleta i paketuar rregullt.

Kjo kapëse ju jep mundësinë e punës në hapësirë të kufizuar, madje edhe nga një pozicion i paarritshëm.

Ekzistojnë dy lloje kapësesh, dallimi kryesor është mënyra e mbylljes dhe hapjes së nofullave.

Kapësja e parë ka mundësi të lëvizjes paralele, ndërsa e dyta punon sipas parimit të lëvizjeve të gërshërës.

Zgjedhja e kapëses varet më së shumti nga nevojat e vetë klientit, si dhe nga mënyra e biznesit.

Ne jemi në dispozicionin tuaj për të gjitha pyetjet dhe për ndihmë gjatë zgjedhjes së veglës së duhur.

Kërkesë për produkt