MULTILIFT FUTURA skiploader i ri është më i hollë, më i lehtë dhe më i fortë në krahasim me paraardhësin e tij. I riprojektuar plotësisht, gjatë prodhimit është përdorur konstruksion çeliku EvoLight™ (2600kg) që mundëson 300-500 kg kapacitet më të madh mbajtës të dobishëm pa kompromis në qëndrueshmërinë dhe cilësinë e çelikut.
Performancat operative të MULTILIFT FUTURA
MULTILIFT FUTURA skiploader i ri është më i hollë, më i lehtë dhe më i fortë në krahasim me paraardhësin e tij. I riprojektuar plotësisht, gjatë prodhimit është përdorur konstruksion çeliku EvoLight™ (2600kg) që mundëson 300-500 kg kapacitet më të madh mbajtës të dobishëm pa kompromis në qëndrueshmërinë dhe cilësinë e çelikut. Kjo fjalë për fjalë do të thotë që mund të transportoni më shumë duke kursyer njëkohësisht në konsumin e karburantit dhe duke ulur emetimin e gazit CO2. Konstruksioni më i lehtë i çelikut zvogëlon mundësinë e konsumimit dhe dëmtimit gjatë përdorimit të MULTILIFT FUTURA. Derdhjet e çelikut janë përdorur për përforcimin e pjesëve të ndjeshme të konstruksionit, ndërsa cilindrat janë optimizuar që të arrijnë shpejtësinë maksimale të mundshme të punës.
MULTILIFT SwanNeck™- Me saktësi të pabesueshme janë harkuar krahë teleskopikë ekstra të gjatë, që me pamjen e tyre ngjajnë me qafën e mjellmës, duke rritur më tej kapjen e kontejnerit dhe duke lehtësuar anashkalimin e pengesave me ruajtjen e qëndrueshmërisë maksimale.

Siguria
MULTILIFT futura është lideri absolut që, me risitë më të fundit, siguron maksimumin e sigurisë gjatë përdorimit. Përveç ndalimit hidraulik të kontejnerit, ekziston edhe mbyllja hidraulike e kontejnerit, me çka rritet më tej siguria gjatë transportit të kontejnerit. Grepi i shkarkimit është i pajisur me mbajtëse sigurie pneumatike. Kufizuesit anësorë dhe të përparmë të kontejnerit rregullohen manualisht dhe kanë mundësi mbylljeje. Me përdorimin e sistemit SkipTop™, ngarkesa mbulohet automatikisht me shtypjen e një butoni. Në këtë mënyrë kapërcehet praktika e deritanishme në të cilën operatorët e kontejnerit duhet vetë ta tërheqin mbulesën mbrojtëse, të kontrollojnë nëse është vendosur drejt, nëse ka mundësi derdhjeje të ngarkesës etj. Në këtë mënyrë rritet më tej siguria si e vetë ngarkesës gjatë transportit ashtu edhe e operatorit të kontejnerit, me kursim të konsiderueshëm kohe. MULTILIFT futura mund të dorëzohet me mbrojtje anësore të integruar dhe të certifikuar kundër futjes poshtë automjetit.
Njësia e komandimit - KONTROLLET
FlexControl™ është sistem modular që mund të përmirësohet lehtë. Opsionet për përmirësimin e sistemit janë të ndryshme, duke filluar nga sistemi dinamik për matjen e ngarkesës së ngarkuar, regjimi i punës me dy shpejtësi, shpejtësia e rritur e shkarkimit të ngarkesës, mbyllja e sigurisë së kontejnerit, sistemi i teleskopimit të mençur dhe të saktë të mbajtëses së kontejnerit dhe të stabilizuesve. Njësia komanduese përfshin kontrolle brenda kabinës, komandim me radio, kontrolle në anën e jashtme si dhe kombinim të të gjitha të përmendurave.

CILËSIA
Pajisjet MULTILIFT janë projektuar dhe dizajnuar në përputhje me Direktivën evropiane për makinat. Të gjitha produktet MULTILIFT janë testuar intensivisht si në kushte laboratorike ashtu edhe në terren. Pas testimit të plotë të vetë pajisjes në kushte laboratorike, MULTILIFT instalohet në automjet dhe atëherë fillon faza e dytë e testimit praktik të MULTILIFT FUTURA.
Në të gjitha pjesët e MULTILIFT futura aplikohet një shtresë themeltare me bazë zinku që parandalon korrozionin. Më pas çdo pjesë lyhet veçmas për të siguruar aplikim të saktë dhe të njëtrajtshëm të bojës.
Kompania MULTILIFT mban nivel jashtëzakonisht të lartë cilësie të produkteve të saj dhe të gjitha pjesët dhe komponentët testohen e kontrollohen veçmas, kalojnë test cilësie, funksionaliteti dhe qëndrueshmërie. Pas këtij testi, me metodën e kampionit të rastësishëm merren pjesë dhe mbi to kryhet kontroll shtesë i brendshëm i cilësisë. Në këtë mënyrë kompania MULTILIFT siguron cilësinë dhe standardin më të lartë të produkteve të saj.
Aktivitete pas shitjes
Të gjithë ngritësit e kontejnerëve MULTILIFT futura montohen në automjet me ndihmën e një shasie të projektuar posaçërisht, e cila zvogëlon ndjeshëm nevojën për saldim të pjesëve; në këtë mënyrë sigurohet qëndrueshmëria e pjesëve, zvogëlohet mundësia e korrozionit dhe rritet jetëgjatësia e vetë produktit. Qasja e lehtë në secilën nga pjesët e ngritësit të kontejnerit është përparësi shtesë. Udhëzuesi i përdorimit, udhëzuesi i servisit dhe mirëmbajtjes si dhe katalogu i pjesëve të këmbimit janë të disponueshëm edhe në formë elektronike. Përdorimi i pjesëve origjinale të këmbimit si dhe kryerja e servisit ekskluzivisht në qendra servisi të autorizuara është kusht shtesë për jetëgjatësi të produktit.












