Ju kujtojmë se, në përputhje me rekomandimet e prodhuesit dhe me qëllim të sigurisë, besueshmërisë dhe jetëgjatësisë më të gjatë të shfrytëzimit, në mjetet tuaja  është e nevojshme të kryhet servis i rregullt, në varësi të kushteve të shfrytëzimit, të paktën një deri në dy herë në vit.

 

Punimet e përgjithshme të servisit dhe kontrolli i vinçit me testim që është e nevojshme të kryhen një deri në dy herë në vit:

  • Kontroll i fiksimit të vinçit në automjet
  • Kontroll i fiksimit të bazës së vinçit me shasinë dhe kolonën e vinçit
  • Kontroll i lëvizshmërisë së pjesëve të zgjatshme të stabilizuesve dhe i funksionalitetit të sigurimit
  • Shtrëngim i stabilizuesve dhe i pjesëve rrotulluese
  • Kontroll i siguresave në të gjithë cilindrat hidraulikë
  • Kontroll i të gjitha pikave të mbajtjes së cilindrave hidraulikë
  • Kontroll i të gjitha lidhjeve të zorrave dhe tubave si dhe i kyçjeve
  • Kontroll i rrëshqitësve të krahëve teleskopikë
  • Kontroll i presionit sipas seksioneve dhe i funksionalitetit të shpërndarësit komandues
  • Kontroll i gjendjes së levave komanduese të shpërndarësit dhe i renditjes së funksioneve
  • Kontroll i të gjithë cilindrave hidraulikë dhe i gjendjes së shufrave të pistonit
  • Kontroll i pompës hidraulike
  • Kontroll i rezervuarit hidraulik, nivelit të vajit, qasshmërisë së filtrit të kthimit dhe gojës së mbushjes së vajit
  • Kontroll i grepit dhe i siguresës
  • Kontroll i telekomandës dhe i funksionalitetit të komandimit në regjime të ndryshme pune
  • Kontroll i lidhjeve mekanike
  • Kontroll i valvulave të sigurisë
  • Zëvendësim i vajit hidraulik
  • Zëvendësim i filtrit hidraulik
  • Larje dhe lubrifikim i vinçit
  • Kontroll i diagramit të kapacitetit ngritës
  • Testim përfundimtar i vinçit me kontroll të parametrave të punës

Për vinçat me sistem elektronik:

  • Diagnostikim i sistemit elektronik
  • Fshirje e gabimeve
  • Kalibrim
  • Rivendosje e intervalit të servisit.

Kërkesë për produkt