Historiku 

Në panairin IAA në Hanover, krahas lansimit dhe prezantimit të modeleve të reja të vinçave hidraulikë HIAB, HIAB njoftoi me krenari garancinë e zgjatur për të gjitha llojet e vinçave HIAB. Kjo garanci e zgjatur vlen për të gjithë vinçat HIAB të dorëzuar pas 1 tetorit 2016. Hiab u ofron klientëve të vet edhe 5 vjet garanci për të gjithë elementët konstruktivë si dhe 2 vjet garanci për të gjitha komponentët e vinçit HIAB. 

POLITIKA E GARANCISË

Dy (2) vjet garanci

 

Për të gjithë komponentët, përfshirë bojën, guarnicionet (të jashtme dhe të brendshme) dhe zorrat hidraulike, HIAB jep garanci të zgjatur që vlen deri në mbarimin e 2 viteve të garancisë ose deri në numrin e përdorur të cikleve:

  • 40000 cikle të vinçit në S0, ose 
  • 50000 cikle të vinçit në S1, ose
  • 100000 cikle të vinçit në S2, ose
  • 150000 cikle në S3 dhe S4, 

Vlen deri në mbarimin e garancisë ose deri në numrin e kaluar të cikleve. 

Pjesët që i nënshtrohen konsumimit dhe këputjes nuk përfshihen në garanci: litarët, elementët e filtrit hidraulik të kthimit, akumulatorët, rrëshqitësit, ngjitëset, levat, mbrojtja plastike dhe materialet e tjera harxhuese. 

Pesë (5) vjet garanci

Konstruksioni HIAB (korniza e vinçit), baza e vinçit, kolona e vinçit, krahu 1, krahu 2, zgjatuesit hidraulikë, JIB, ura me tri pika, stabilizuesit dhe këmbët e stabilizuesve mbulohen me garanci 5-vjeçare ose maksimumi: 

  • 40000 cikle të vinçit në S0, ose
  • 50000 cikle të vinçit në S1, ose
  • 100000 cikle të vinçit në S2, ose
  • 150000 cikle të vinçit në S3 dhe S4, 

Vlen deri në mbarimin e garancisë ose deri në numrin e kaluar të cikleve (duke përjashtuar numrin e orëve të punës për  3, 4 dhe 5 vjet).

 

Ndikimi i stresit gjatë përdorimit të vinçit ndryshon sipas llojit të vinçit në bazë të rregullores EN13001 dhe është dhënë në udhëzuesin e përdorimit dhe mirëmbajtjes së vinçave hidraulikë HIAB. Për vinçat që nuk kanë numërues ciklesh, këto montime dhe komponentë mbulohen me garanci 36 muaj. 

Garancia përfshin kostot e orës së punës si dhe kostot e tjera të materialit.

*Kjo vlen për vinçat CL dhe CLX

KONTRATA E SERVISIT DHE MIRËMBAJTJES

Përveç garancisë së zgjatur, HIAB ofron edhe përfitime të veçanta me lidhjen e kontratës për servis dhe mirëmbajtje të vinçave HIAB. 

 

Për më shumë informacione, na kontaktoni me email në 

office@tehnikahidraulike.com ; info@tehnikahidraulike.com ;

ose në numrat e mëposhtëm të telefonit 011/3463-094; 011/3463-095 

 

Me respekt, 

Drejtori i kompanisë Saša Trajković

Kërkesë për produkt