Pavarësisht nëse ju nevojitet një vinç për ngarkim dhe shkarkim të thjeshtë të ngarkesës apo ju nevojitet një vinç me saktësi të jashtëzakonshme edhe në shtrirjen maksimale, vinçi HIAB XS 122 është zgjedhja e duhur. Është projektuar që të jetë fitues i përditshëm në klasën e vinçave me kapacitet ngritës 9-12 tm, çka e bën këtë vinç të shlyejë vetveten shumë shpejt.
Ky vinç mund të dorëzohet edhe me sistemet e komandimit CL, DUO, HiDuo, Pro ose HiPro.
Lidhja E
Lidhja në krahun e parë mundëson ngritjen e ngarkesës më të madhe më afër kolonës së vinçit, ndërsa lidhja në krahun e dytë mundëson ngritjen e ngarkesës në lartësi më të mëdha. Lidhja në krahun e dytë nuk futet poshtë teleskopit, kështu që nuk mund të vijë në kontakt të padëshiruar me ngarkesën/objektet poshtë teleskopit.
Rrotullim me moment të lartë
Mekanizmi i rrotullimit me moment të madh, i projektuar për punë të rënda, siguron operacione efikase edhe në terrene me ngjitje/pjerrësi.
Valvul sigurie
Valvula e sigurisë është një valvul e kombinuar nga valvula e sigurisë dhe valvula për hose-failure, e montuar në cilindër
Zorrat të vendosura brenda
Zorrat me presion të lartë janë të vendosura brenda kolonës, të mbrojtura nga ndikimet e jashtme, çka ndikon drejtpërdrejt në uljen e kostove të mirëmbajtjes.
Banjë vaji
Shumica e vinçave HIAB mbi 6 tm kanë sistem rrotullimi të vendosur në banjë vaji.
Kjo e mban sistemin e rrotullimit në gjendje të shkëlqyer gjatë viteve të përdorimit, duke siguruar besueshmërinë e vinçit në punë edhe në kushtet më kërkuese.
VSL
Falë funksionit VSL, operatori mund ta drejtojë vëmendjen e plotë te drejtimi i vinçit. Ndërfaqja e mençur e vinçit (SPACE) kujdeset automatikisht për stabilitetin e automjetit — veçori që përmirëson ndjeshëm sigurinë e operatorit dhe të mjedisit përreth tij.
Pozicionim fleksibël i cilindrave
Disa zgjatues teleskopikë mund të pozicionohen mbi vetë teleskopët, si dhe anash. Kjo ndikon në përmasat e vetë vinçit dhe siguron qasje më të lehtë në hapësira të kufizuara.
Profil gjashtëkëndor i teleskopit
Profili gjashtëkëndor siguron që teleskopët të jenë gjithmonë në balancë të përsosur, falë formës së tij dhe sipërfaqes së madhe mbështetëse. Ky profil gjithashtu zvogëlon përkuljen e teleskopëve, çka ul kostot e mirëmbajtjes dhe rrit efikasitetin.
Bashkuese JIC
Bashkueset JIC janë standarde në shumicën e vinçave HIAB. Ato mundësojnë lidhje të shpejtë dhe të sigurt, ndërsa mbeten shumë të thjeshta për çmontim ose mirëmbajtje.
Shtesa
Në dispozicion është një zgjedhje e madhe shtesash për vinçin.
Këto shtesa ju mundësojnë të kryeni shumë operacione të ndryshme me vinçin.
Rrëshqitës të mëdhenj
Profilet gjashtëkëndore të teleskopëve mundësojnë përdorimin e rrëshqitësve më të mëdhenj.
Kjo bën që teleskopët të lëvizin pa probleme dhe zvogëlon konsumimin mekanik të teleskopëve.












