MULTILIFT Optima 20S ngritës kontejnerësh me grep

MULTILIFT Optima 20S është një ngritës kontejnerësh me grep i besueshëm me kapacitet ngritës 20 t, me raport shumë të mirë çmim–cilësi – për kompanitë e fushës së mbetjeve dhe riciklimit.

Kodi: MULTILIFT-OPTIMA20S Kategoria: Etiketat: ,

MULTILIFT Optima 20S është një ngritës kontejnerësh me grep i besueshëm dhe efikas me raport shumë të mirë çmim–cilësi, i përshtatur për nevojat e kompanive që merren me mbetje dhe riciklim. Korniza prej çeliku me qëndrueshmëri të lartë dhe sistemi i avancuar hidraulik sigurojnë jetëgjatësi dhe performancë optimale.

Komandimi i thjeshtë e lehtëson punën edhe në kushtet më të vështira, ndërsa ngritësi trajton lehtë kontejnerë të ndryshëm, nga më të vegjlit te më të mëdhenjtë. Disponohet në pesë versione, me peshë vetjake nga 2180 deri në 2420 kg.

  • CapacitySpecific – kapacitet i përshtatur për ngarkesa të parashikueshme dhe të përsëritura
  • ValueBuy – cilësi e lartë me çmim të volitshëm, me funksionet e nevojshme për detyrat bazë
  • EasyService – kontrolle rutinë të shpejta dhe qasje e lehtë te komponentët kyçë
  • Opsionet Quiet dhe Sequence Performance – punë më e qetë dhe shkarkim me një lëvizje të levës
  • CorrosionResistant (opsion) – bazë (prajmer) me zink dhe pjesë të lyera veçmas

Karakteristikat teknike OPTIMA 46 OPTIMA 51 OPTIMA 53 OPTIMA 56 OPTIMA 59
Kapaciteti ngritës (t) 20 20 20 20 20
Pesha vetjake (kg) 2180 2260 2310 2360 2420

Karakteristikat teknike të detajuara për çdo version disponohen sipas kërkesës.

Kërkesë për produkt