Set shpimi
Gamë e gjerë setesh shpimi, turjelash të destinuara për tokë shkëmbore, të butë ose të përzier, si dhe hidromotorësh përkatës
Në ofertë kemi një gamë të gjerë setesh shpimi, turjelash si dhe hidromotorësh përkatës nga një prodhues i njohur italian.
Të gjitha setet e shpimit janë të pajisura me hidromotor në varësi të nevojave dhe kërkesave të çdo klienti.
Gjatë zgjedhjes së turjelës së duhur është e rëndësishme të theksohet nëse do të përdoret për tokë shkëmbore, të përzier ose të butë.
Në varësi të llojit të tokës për të cilën përdoret seti i shpimit ndryshojnë edhe vetë ,,dhëmbët” e turjelës, për t'ju lehtësuar operacionet e përditshme.
Vetë turjela përbëhet nga një spirale e dyfishtë çeliku si dhe dhëmbë të ndërrueshëm, që sipas nevojës mund të ndërrohen shumë lehtë.





