MULTILIFT Optima 20S ngritës kontejnerësh me grep
MULTILIFT Optima 20S është një ngritës kontejnerësh me grep i besueshëm me kapacitet ngritës 20 t, me raport shumë të mirë çmim–cilësi – për kompanitë e fushës së mbetjeve dhe riciklimit.
MULTILIFT Optima 20S është një ngritës kontejnerësh me grep i besueshëm dhe efikas me raport shumë të mirë çmim–cilësi, i përshtatur për nevojat e kompanive që merren me mbetje dhe riciklim. Korniza prej çeliku me qëndrueshmëri të lartë dhe sistemi i avancuar hidraulik sigurojnë jetëgjatësi dhe performancë optimale.
Komandimi i thjeshtë e lehtëson punën edhe në kushtet më të vështira, ndërsa ngritësi trajton lehtë kontejnerë të ndryshëm, nga më të vegjlit te më të mëdhenjtë. Disponohet në pesë versione, me peshë vetjake nga 2180 deri në 2420 kg.
- CapacitySpecific – kapacitet i përshtatur për ngarkesa të parashikueshme dhe të përsëritura
- ValueBuy – cilësi e lartë me çmim të volitshëm, me funksionet e nevojshme për detyrat bazë
- EasyService – kontrolle rutinë të shpejta dhe qasje e lehtë te komponentët kyçë
- Opsionet Quiet dhe Sequence Performance – punë më e qetë dhe shkarkim me një lëvizje të levës
- CorrosionResistant (opsion) – bazë (prajmer) me zink dhe pjesë të lyera veçmas
| Karakteristikat teknike | OPTIMA 46 | OPTIMA 51 | OPTIMA 53 | OPTIMA 56 | OPTIMA 59 |
|---|---|---|---|---|---|
| Kapaciteti ngritës (t) | 20 | 20 | 20 | 20 | 20 |
| Pesha vetjake (kg) | 2180 | 2260 | 2310 | 2360 | 2420 |
Karakteristikat teknike të detajuara për çdo version disponohen sipas kërkesës.


