Që të bëheni profesionist kur bëhet fjalë për përdorimin e vinçit të kamionit nevojitet kohë. Ndonjëherë edhe disa vjet që të shfrytëzoni plotësisht të gjitha përfitimet që ju ofrojnë vinçat hidraulikë. Ose të paktën kështu ka qenë në të kaluarën.

Që të bëheni profesionist kur bëhet fjalë për përdorimin e vinçit të kamionit nevojitet kohë. Ndonjëherë edhe disa vjet që të shfrytëzoni plotësisht të gjitha përfitimet që ju ofrojnë vinçat hidraulikë. Ose të paktën kështu ka qenë në të kaluarën.

Kompania Tehnika hidraulike st në bashkëpunim me markën kryesore botërore HIAB ju prezanton zgjidhjen më të re që do ta lehtësojë shumë përdorimin e vinçit. Me opsionin më të ri CTC - ndihmë për kontrollin e lëvizjes së vinçit të kamionit edhe operatorët pa përvojë bëhen shumë të aftë. Ky opsion CTC i veçon vërtet vinçat HIAB nga konkurrenca.

E çfarë është saktësisht dhe si funksionon CTC? CTC është funksion që ju mundëson përdorimin e vinçit plotësisht me saktësi. Kompjuteri, me ndihmën e një sistemi të mençur, do të zgjedhë zgjidhjen më optimale për bartjen dhe lëvizjen e ngarkesës. Ky funksion kontribuon në rritjen e sigurisë së operatorit, të njerëzve dhe objekteve përreth. Ndoshta kjo ju tingëllon si fantashkencë, por në fakt ky është një shembull real i përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të klientëve! Me aplikimin e gjeometrisë së thjeshtë të automjetit dhe llogaritjen e lëvizjeve horizontale dhe vertikale të vinçit është mundësuar kontroll absolut i lëvizjeve. Nuk është më e nevojshme të kujdeseni veçmas për zgjatjen e çdo teleskopi, tani kompjuteri e bën këtë për ju. Në këtë mënyrë kurseni kohë! Kjo është shumë e rëndësishme sepse mundëson një numër më të madh ciklesh për të njëjtën kohë të shpenzuar.

Imagjinoni sikur çdo ditë të mund të kryenit 3 operacione më shumë, e pastaj gjithçka ta shumëzojmë me 5 ditë pune në javë dhe me 20 ditë pune në muaj.... Mund ta llogaritni vetë sa kohë kurseni dhe njëkohësisht sa para mund të kurseni !

Për më shumë informacione na kontaktoni:

Tehnika hidraulike st d.o.o. është përfaqësuesi i vetëm i autorizuar për produktet HIAB në territorin e Republikës së Serbisë

Kërkesë për produkt