Ndërmarrja Tehnika hidraulike st doo shpall konkurs për shitës të superstrukturave hidraulike dhe të komponentëve të tjerë hidraulikë – MEILLER kasa kiperi, HIAB vinça kamioni për trajtimin e ngarkesës, SOCAGE platforma hidraulike për punën e njerëzve në lartësi, Nooteboom rimorkio, Nooteboom gjysmërimorkio ..

Përshkrimi i punëve :

  • Hulumtimi i potencialit të tregut
  • Ruajtja e marrëdhënieve me partnerët dhe blerësit ekzistues
  • Gjetja e partnerëve dhe e blerësve të rinj
  • Hartimi i fushatave për promovimin e produkteve
  • Përgatitja dhe përkthimi i materialeve propagandistike për produktet
  • Promovimi i produkteve tona
  • Shitja e pjesëve të këmbimit të superstrukturave hidraulike të përmendura 
  • Përgatitja e ofertave dhe ndjekja e realizimit të tyre
  • Bashkëpunimi me departamentin administrativ si dhe me departamentin e servisit
  • Gatishmëri për përmirësim profesional, ndjekje trajnimesh online si në vend ashtu edhe jashtë vendit
  • Mundësi për avancim

Na duhen persona energjikë dhe komunikativë që dëshirojnë ta zgjerojnë njohurinë e tyre, që nuk druhen nga puna dhe përgjegjësia dhe janë të gatshëm për avancim ! Përparësi kanë personat që kanë njëfarë njohurie në fushën e shitjes dhe të hidraulikës, por nuk është e domosdoshme. 

Departamenti i shitjes ndodhet në lagjen Tranšped, përballë Ikea-s; transport me autobus nga Auto komanda, numri 70, vetëm dy stacione larg, ose nga stacioni Šumice, autobusi numër 461, një stacion larg, vetëm 10 min.

Ju lutemi të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në/biografinë e tyre në emailin d.veselinovic@tehnikahidraulike.com.

Telefon kontakti 063/10-11-922

Danica Veselinović

Tehnika hidraulike st doo

Kërkesë për produkt