Servisi i vinçave, kiperëve, pajisjeve hidraulike

Është e nevojshme të dihet se Tehnika hidraulike st është i vetmi servis i autorizuar i vinçave HIAB dhe i kiperëve MEILLER për territorin e Serbisë.

Servisi i shpejtë dhe cilësor mundësohet falë dokumentacionit të prodhuesit që e kemi në dispozicion, personelit shumë profesional dhe të trajnuar, stolave të specializuara të provës, automjeteve të servisit të pajisura me pajisje për diagnostikim dhe rregullim të parametrave të punës, si dhe përdorimit të pjesëve origjinale të këmbimit.

Dokumentacioni i servisit

Zgjidhjet e reja teknike dhe konstruktive, pajisjet hidraulike të gjeneratës më të re të aplikuara, elektronika shoqëruese si opsion për komandim në distancë dhe kontroll elektronik të stabilitetit dhe veçoritë e tjera, i bëjnë mjetet moderne, të besueshme, të sigurta dhe shumë efikase.

Nga ana tjetër, kjo kërkon zotërimin dhe përvetësimin e dokumentacionit teknik dhe të servisit të prodhuesit.

Dokumentacionin e nevojshëm për montimin e mjeteve, vënien e tyre në punë, mirëmbajtjen parandaluese dhe servisimin gjatë shfrytëzimit, e përbëjnë udhëzuesit teknikë dhe të servisit, skemat hidraulike dhe elektrike, katalogët e pjesëve të këmbimit dhe udhëzimet e veçanta të prodhuesit. Dokumentacioni i përmendur, së bashku me qasjen online në portalin e prodhuesit, të rezervuar vetëm për partnerët e autorizuar, përbën një bazë të shkëlqyer dhe tepër të nevojshme.

Personeli i specializuar

Teknologjia e aplikuar, si dhe përmirësimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i produkteve kërkon personel shumë profesional dhe të trajnuar mirë. Për këtë qëllim, Tehnika hidraulike st kryen trajnim të rregullt të personelit të vet te prodhuesi dhe ndjek arritjet më të reja në fushën përkatëse, gjë që ka si rezultat efikasitet të lartë të personelit. Personeli i trajnuar kështu ju qëndron gjithmonë në dispozicion jo vetëm për ofrimin e shërbimit, por edhe për dhënien e udhëzimeve ose këshillave lidhur me shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe servisimin e produkteve.

Pajisjet

Stolat e provës për testim statik dhe dinamik të pajisjeve hidraulike, pajisjet matëse, dinamometrat, automjetet e servisit dhe pajisjet e tjera që i ka në dispozicion punishtja jonë janë në përdorim të rregullt çdo ditë.

Pjesë këmbimi

Për riparimin e mjeteve kemi në dispozicion një asortiment të madh pjesësh këmbimi ekskluzivisht origjinale, përdorimi i të cilave siguron cilësi të lartë dhe qëndrueshmëri.

Kërkesë për produkt